Endërroj


Shpeshherë e ndeshim veten në aspekte dhe ndodhira të ndryshme të jetës,qofshin ato të mira ose të këqija.Ndoshta do t'ju duket e cuditshme dhe pyesni veten pse duhet ta shkruash dicka në lidhje me ndjenjat,por të veprosh dhe ta fitosh atë!?Teper e vërtetë,por sikur të them që atë dashuri e kam humbur?? Ndonjherë njeriu nuk i kupton ndenjat e tij.
Thonë se koha shëron gjithçka madje dhe plaget, por unë e di që sdo të jem në gjendje të të zëvendësoj ndonjëherë në zemrën time, kohën që kam kaluar me ty. Pavarësisht se sa i ashper duket një trendafil nga jashtë, ka sigurisht dhe bukurinë e saj. “Një shpirt pa dashuri është si një shtambë pa ujë”.Kjo shtabë po bëhet “e kalbur” dita ditës.Por le të shkojm drejtë historisë e cila lëndoi një zemër të vogël dhe ndoshta të pambrojtur.Dashuria te unë lindi tek një vajzë, e cila sa herë e shikoja më dukej sikur përfytyroja qiellin e pastër plot kaltërsi, pyjet e dendura plot gjelbërim, e cila u bashkua me dikë si unë, nje stuhi.Një stuhi me rreshje të dendura që permbyti të gjithë pyjet, duke e kthyer në një vend të shkretë të shkatrruar dhe të lënë në harresë.
Nuk ishte thjeshtë fati që na bashkoi . Ishe ti një bekim për mua dhe nuk do ta ndërroja mënyrën kurrë sesi ndihesha për ty me asgjë në këtë botë. Ti ishe arsyeja pse unë buzëqeshja. Kujtoj rrugën që gjithmonë bënim bashkë .Isha me të vërtetë një njeri plot mirazhe që njerëzit e tjerë arrinin të më shkelnin por ti arrije të me ngrihje.Isha një njeri që të tjeret më dëmtonin por ti arrije të më sheroje. Sytë e tu të zinj gjithmonë më bënin të lumtur kur më shikoje me plot admirim.Ëndërroja cdo gjë për ty. Sa herë shikoj fotot e tua , pjesa tjetër e botës zhduket dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi përveç teje. Ndonjëherë më duket sikur nuk e meritoja dikë aq të dashur sa ty. Nuk mund të ndaloj së menduari për momentet e mira që kemi kaluar së bashku. Për kaq shumë kohë, thjesht të qenit në shoqërinë tuaj më solli një buzëqeshje në fytyrën time. Thjeshte shpirti po konsumohet nga ato pak kujtime që kemi së bashku. Unë jam duke rrëfyer vazhdimisht të gjitha kujtimet e mrekullueshme që kemi ndarë dhe me kalimin e ditëve, kam kuptuar gjithnjë e më shumë se nuk mundem ta mbaj më peshen e fajit por të ndërgjegjësohem.Ndoshta nuk do e pranosh por e di që të paktën u përpoqa sic bëre dhe ti njëherë.Isha une,ai njëri që refuzoi një person me zemër të pastër si ty…E di që mendon ska më vlerë pasi ta shikosh,por mendoje dicka si rënia e borës në pranverë… E di që gjithcka u prish… Shkaktari isha une që u lendove…Të të them më fal është thjeshte më e pakta që mund të bëj. E di!!!Kam bërë gabime ndoshta historia jonë ska mbaruar por e mallkoj veten për atë që isha...


Comments