top of page

Rrugës

Writer: Vermilion
Vermilion
Feb 15, 2022
1 min read

Po kthehem në historitë e hershme dhe të kuptoj që shpirti im është varrosur në përqafimet e vjetra…E simbolizoj veten si Sterjo Spasse sepse ai kurrë nuk e gjeti zgjidhjen dhe eci me parimim e pse-së…Që prej ditës që të pashë për herë të fundit shpirti im karakterizues ka ndaluar plotësisht.Jetën time e quaj si një autobus që ndalon herë pas here në stacione,ku ato stacione janë momentet e mia me ty.Në ato momente kam kuptuar cfarë është të kesh dike në krahë.Autobusi niset por unë nuk njoh askënd.Sa do doja ta kisha ndaluar tek një stacion më mbrapa.Ndoshta pritja për disa njerëz është e vakët po për mua do ishte dicka tepër e bukur me ty.Duke thënë cdo herë prit edhe pak,ma zgjat dorën të presim bashkë… Thjeshtë përvecse se tani nuk ka kurgjë autobusi po ecën akoma më shpejt dhe nuk po mundem arrij të të gjej në cfarë stacioni je…


Comments


bottom of page